Situata është ndezur kur dhjetëra efektivë policie kanë ndërhyrë për të larguar stolat metalikë dhe sendet e tjera të vendosura nga protestuesit në shkallët e institucionit.
Më konkretisht, uniformat blu kanë nisur të heqin një instalacion simbolik me këpucë, të cilat qytetarët i kishin vendosur në shkallë në kujtim të të afërmve të tyre që kanë emigruar jashtë vendit. Ky veprim ka hasur në rezistencën e fortë të protestuesve, të cilët kanë kaluar edhe natën në shesh.
Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë bërë rezistencë duke akuzuar policinë për provokim dhe dhunë të pajustifikuar. Gjatë aksionit, efektivët kanë tentuar t’i heqin telefonin një qytetari që po filmonte, duke shkaktuar irritim.




