Ky veprim ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të policisë në zonë për të menaxhuar situatën. Megjithatë, gjendja ka degraduar shpejt në përplasje fizike dhe ndeshje mes forcave të rendit dhe disa prej protestuesve.
Ngjarja nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjetet sociale, ku influencuesja e njohur Dea Mishel ka ironizuar deputetin përmes një mesazhi publik.
“Erion mirëdita, si je? Vinte shumë erë vezë makina? E lave vetë apo në servis? Apo e ke lënë për momentin? Kujdes se thahet dhe mezi e heq pastaj”, ka qenë komenti i Deas, duke i përmendur gjithashtu me ironi nëse kishte nevojë për ndonjë grafi pas sulmit.
Përgjigjja e Erion Braçes ka qenë e shkurtër dhe e ashpër: “Aau, je larë ti?!”, ndërsa menjëherë pas këtij shkëmbimi, deputeti ka vendosur ta bllokojë influencuesen në Instagram.




