Sipas drejtuesit të mjetit, i cili po udhëtonte në drejtim të Beratit, një automjet që lëvizte në kahun e kundërt i ka bllokuar korsinë. Në përpjekje për të shmangur përplasjen, ai ka devijuar djathtas, duke u përplasur fillimisht me një automjet të parkuar dhe më pas duke u përmbysur.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar të gjashtë personat që ndodheshin në automjet, mes tyre tre fëmijë. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.




