Showbiz

LOTINA DHE MOZZIK SE SHPEJTI PRINDËR/ ZBULOHET GJINIA E BEBIT

Reperi i njohur, Mozzik dhe partnerja e tij Lotina Haziri kanë zbuluar se do të bëhen prindër. Çifti, të cilët janë bashkë prej kohësh, ka zbuluar përmes disa fotove të ëmbla në rrjete sociale se do të bëhen me një djalë.

A24News
A24News
July 3, 2026 · 1 min read
LOTINA DHE MOZZIK SE SHPEJTI PRINDËR/ ZBULOHET GJINIA E BEBIT

Lotina ka publikuar disa foto me barkun e rrumbullakosur, dhe ka shkruar se e ka mbajtur të fshehtë lajmin ndërsa dilte live në televizion.

“E fsheha djalin tim nga bota për 6 muaj, ndërkohë që dilja drejtpërdrejt në TV çdo ditë. Cila është superfuqia jote?”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, reperi, në një postim në Facebook, ka ndarë një citat nga Kurani ndërsa shton se mezi pret që të takohet me të birin e tij.

“O Zoti im, më dhuro prej Teje pasardhës të mirë. Vërtet, Ti je Dëgjues i lutjes.”, ka shkruar ai, duke shtuar: “Mezi pres të të takoj djali im”.

Kujtojmë që Mozzik ka edhe një vajzë, Hanën, me reperen Loredana.

Advertisement

Ad space (horizontal)
A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories