Megjithatë, ajo nuk ka shpëtuar pa u vënë re gjatë fundjavës në “Alba Festival” në Zvicër.
Siç shihet edhe në fotografi, Juli është në ambientet e festivalit e veshur me të zeza, ku barku i saj i rrumbullakosur tashmë duket qartë.
Kujtojmë se Juli është në pritje të binjakëve. Ajo do të sjellë në jetë një djalë dhe një vajzë. Gjinia e foshnjave është mësuar vetëm pak ditë më parë, duke plotësuar kështu dëshirën e saj për t’u bërë nënë e dy fëmijëve menjëherë.
Nga pamjet lirisht mund të themi se shtatzënia i paska hije shumë Julit.




