Sipas tij, ku njerëzit e humbasin frikën nuk ka asnjë makineri pushteti që mund ta ndalë ndryshimin.
"Kjo protestë e jashtëzakonshme nuk është thjesht një tubim. Është një mesazh i qartë se frika është shembur dhe se shoqëria shqiptare është zgjuar. Bulevardi është kthyer në vendtakimin e të rinjve, profesionistëve, sipërmarrësve, intelektualëve dhe gytetarëve të zakonshëm. Njerëz me bindje të ndryshme, por të bashkuar nga një ideal i përbashkët: një Shqipëri me dinjitet, me rregulla të barabarta për të gjithë, me meritokraci, demokraci funksionale dhe institucione që i shërbejnë qytetarit, jo pushtetit. Kur njerëzit humbasin frikën dhe fitojnë besimin tek forca e tyre, asnjë propagandë dhe asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin. Bulevardi po flet dhe zëri i qytetarëve është më i fortë se çdo përpjekje për ta heshtur atë", shkruan Salianji.




