Showbiz

Duart pranë njëri-tjetrit, a është ky partneri i ri i Ilnisës?

Ilnisa Agolli, ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në rrjetet sociale.

A24News
A24News
June 29, 2026 · 1 min read
Duart pranë njëri-tjetrit, a është ky partneri i ri i Ilnisës?

Mbrëmjen e kaluar, gazetarja ka ndarë një imazh në Instastory që ka ngritur menjëherë dyshime për një risi në jetën e saj sentimentale.

Në fotografinë e publikuar bardh e zi, Ilnisa shfaqet gjatë një darke në një ambient restoranti. Megjithatë, ajo që ka rënë menjëherë në sy dhe që ka ndezur aludimet është detaji me duart me personin që po e shoqëron, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një moment intim.

Deri më tani, moderatorja ka zgjedhur të mos zbulojë portretin apo identitetin e personit përballë saj dhe nuk ka dhënë asnjë sqarim plotësues. Kjo heshtje ka bërë që ndjekësit të hamendësojnë se ajo mund të ketë nisur një histori të re dashurie, duke e mbajtur për momentin larg syrit të publikut.

Kujtojmë që ky zhvillim vjen kohë pas ndarjes së saj nga Meriton Mjekiqi, me të cilin nisi një lidhje brenda shtëpisë së “BBVA 3”.

Që nga përfundimi i asaj romance, Ilnisa kishte qëndruar diskrete dhe nuk kishte bërë të ditur asnjë raport të ri dashurie, duke e bërë këtë postim të fundit edhe më enigmatik.

Se a është një raport i ri dashurie, këtë më së miri koha do e vërtetojë.

Advertisement

Ad space (horizontal)
A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories